Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanja shumë e fortë për Shqipërinë, “Legjionarët” mbyllin Evropianin me “kokën lart”

schedule22:53 - 24 Qershor, 2024

schedule 22:53 - 24 Qershor, 2024

“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Vetëm një gol i Ferran Torres, në minutën e 13’-të të sfidës kanë mjaftuar që “Iberikët” të sigurojnë fitoren, me “Kuqezinjtë” e teknikut Sylvinho, që nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.

Falë këtij rezultati, Shqipëria e mbyll Euro 2024, në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm 1 pikë, pas tre ndeshjeve të para, pikë e cila erdhi në barazimin, 2 me 2, ndaj Kroacisë. Ndërkaq, djemtë e Luis de la Fuente mund të thuhet se janë skuadra më potente, deri më tani në Evropian, teksa e mbylli grupin me 9 pikë dhe asnjë gol të pësuar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!