Pse ia kanë mësyrë agjencitë hapësinore polit jugor të Hënës?

schedule17:01 - 22 Qershor, 2024

schedule 17:01 - 22 Qershor, 2024

Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për të kuptuar më shumë për shpërthimet e fuqishme që ndodhin në gjithësi, dhe duke shënuar një shembull bashkëpunimi në mes të një fuqie perëndimore dhe gjigantit aziatik.

I zhvilluar prej inxhinierëve të të dyja shteteve, sateliti bart katër instrumente – dy franceze dhe dy kineze – të cilat do të jenë në kërkim të shpërthimeve të rrezeve gama, dritës që udhëton miliarda vjet për të arritur në Tokë.

Saliteti 930-kilomgramësh është nisur me sukses në Hapësirë dhe është nisur prej bazës Ksiçant në provincën kineze Siçuan, ka thënë Administrata Kombëtare kineze për Hapësirë.
Shpërthimet e rrezeve gama mund të ndodhin pas shpërthimeve të yjeve gjigantë – rreth 20 herë më të mëdhenj se Dielli – apo nga shkrirja e ndonjë ylli.

Këto rreze, jashtëzakonisht të fuqishme, mund të lëshojnë energji ekuivalente. “Vëzhgimi i tyre është sikurse “kthimi mbrapa në kohë, pasi drita prej këtyre objekteve merr tepër shumë kohë për të arritur te ne”, ka thënë Ore Gottlieb, astrofiziant në Qendrën për Astrofizikë të Institutit Flatirion në Nju Jork, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.
Pasi të analizohen, të dhënat besohet se do të ndihmojnë në të kuptuarit më të mirë të hapësirës, dinamikës së saj dhe galaksive tjera.

Bashkëpunimi hapësinor i këtij niveli në mes të Kinës dhe Perëndimit është shumë i pazakonshëm, sidomos pasi Shtetet e Bashkuara e kanë ndalur tërësisht bashkëpunimin në mes të Agjencisë amerikane të Hapësirës [NASA], dhe Pekinit, qysh prej vitit 2011.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!