Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.
Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj në vitin 2022. Ajo ndodhej në spital gjatë 8 ditëve të fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian.
Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua.
Fondacioni Pelé tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e lojtarit të vetëm tri herë fitues i Kupës së Botës ishte një model.
Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e “nënës së mbretit tonë të përjetshëm”.
Edson Arantes do Nascimento, i njohur globalisht si Pelé, ishte një nga tre fëmijët e Celeste Arantes. Ajo fillimisht ishte kundër që djali i saj të bëhej një futbollist profesionist, por gradualisht ndryshoi pikëpamjet e saj pasi djali i saj u bë më i suksesshëm.
Pelé vdiq më 29 dhjetor 2022.
/abcnews.al