Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk do të kemi aq respekt sa Skocia”, Xhaka para sfidës me Gjermaninë: Duam të fitojmë ndeshjen

schedule21:56 - 21 Qershor, 2024

schedule 21:56 - 21 Qershor, 2024

Kualifikimi nuk është më një temë për t’u diskutuar. Pavarësisht se kanë grumbulluar katër pikë, pas dy ndeshjeve të para “Helvetët” e Zvicrës mund të thuhet se i kanë mbyllur “hesapet” e kualifikimit, për në fazën tjetër, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që po zhvillohet në Gjermani, që prej 14 qershorit e do të vazhdojë deri më 14 korrik.

Në sfidën e fundit të grupeve, Zvicra do të përballet me “Pancerat” organizatorë, ku në rast fitoreje do të siguronin vendin e parë, në Grupin A. Në kuadër të kësaj sfide disa fjalë i ka thënë edhe kapiteni “helvet”, Granit Xhaka, i cili theksoi t’i mposhtin gjermanët dhe se nuk do t’i respektojnë më shumë seç duhet.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”,- u shpreh Xhaka. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!