Peshkatari i shpëton mrekullisht sulmit të krokodilit

schedule15:40 - 12 Nëntor, 2019

schedule 15:40 - 12 Nëntor, 2019

Ne  shtetin e Queensland të Australisë, një peshkatar  i shpëtoi sulmit të një krokodili pasi e qëlloi në sy.

Supozohej të ishte një ditë pushimi e qetë për të por peshkatari i botës së egër të kafshëve tregon se si shpëtoi nga kjo kafshë e rrezikshme.

Craig Dickmann, 54 vjeç ishte duke peshkuar  vetëm në një plazh në Cape York, shtetin e Queensland, të dielën kur zvarraniku 2.5 metra i gjatë e mbërtheu atë, sipas CNN 7 News.

Krokodili kapi këmbët dhe dorën e tij dhe u mundua ta tërhiqte atë poshtë . Dickmann e qëlloi krokodilin në sy dhe kjo detyroi bishën ta lirojë atë nga nofullat e tij. /abcnews.al

“Kjo situatë ishte jetë a vdekje  ,” tha shefi i Shërbimit të Ambulancave të Queensland, Warren Martin.

Dickmann pati dëmtime serioze , me një kafshim në dorën e tij duke lënë lëkurën e tij të hapur dhe  duke ekspozuar tendinat dhe muskujt, tha Martin.

Dickmann tani i është nënshtruar një operacioni dhe është në një gjendje të qëndrueshme, raportoi 7 News.

Ka pasur disa sulme të tjera nga krokodili në Queensland këtë vit.

Në mars, dy peshkatarë u bllokuan në një pemë mbi ujërat e krokodilit për dy ditë dhe vetëm muajin e kaluar një krokodil hëngri një qen teksa  luante në  lumë. /abcnews.al