Mark Rutte do të jetë Sekretari i Ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s pasi 32 shtetet anëtare të Aleancës Veri Atlanike miratuan kandidaturën e Kryeministrit Holandez për të zëvendësuar Sekretarin Aktual Jens Stoltenberg.
Analisti nga Shkupi, Seladin Xhezairi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, tha se pritet se si do të pozicionohet Rutte me problemet që po përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor.
“Duhet pritur si do pozicionohet me problemet që përballet Evropa. Nuk duhet harruar se ai vjen nga Holanda, që është alet i besueshëm i SHBA-ve. Pres që aleanca e NATO-s të jetë më e vendosur në shuarjen e vatrave e të konflikteve, dhe kam parasysh Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin rus. Çdo gjë varet nga epilogu i Rusisë në Ukrainë. Sekretari i NATO-s, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor do të përballet me rolin e Serbrenicës, ku ndodhi ai gjenocid i njohur dhe roli i ushtarëve holandezë në Srebrenicë. Holanda ka kërkuar falje, por ndoshta janë të dhëna që kanë për ta shoqëruar numrin 1 të NATO-s.”, tha analisti.