Kryebashkiakia e Parisit premton se do të lahet në lumin Sena pas zgjedhjeve

schedule09:58 - 20 Qershor, 2024

schedule 09:58 - 20 Qershor, 2024

Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo, premtoi se do të lahet në lumin Sena pas 14 korrikut, pra zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ne vendosëm të mos e bëjmë atë gjatë zgjedhjeve dhe pas Ditës së Bastiljes”, tha Hidalgo në një konferencë për shtyp, sipas Reuters.

Premtimi i saj konsiderohet edhe si reklamë për Lojërat Olimpike, duke qenë se Parisi është mikpritës këtë vit.

Parisi po punon për të pastruar Senën në mënyrë që njerëzit të mund të notojnë përsëri në të, siç ishte rasti gjatë Lojërave Olimpike të Parisit të vitit 1900./abcnews.al