Skocia “ngre kokë” pas poshtërimit gjerman, goli i McTominay i “rrëmben” 1 pikë Xhakës e Shaqirit

schedule22:52 - 19 Qershor, 2024

schedule 22:52 - 19 Qershor, 2024

Pas poshtërimit, 5 me 1, në sfidën hapësë të Kampionatit Evropian, nga “Pancerat” e Gjermanisë, shumëkush mendoi se rikthimi pas 40 viteve i Skocisë në finalet e këtij turneu mbaroi me kaq, mirëpo mbrëmjen e kësaj të mërkure, “ishullorët” kanë surprizuar të gjithë, teksa në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit kanë arritur t’i “rrëmbejnë” 1 pikë Zvicrës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht djemtë e Steve Clarke, me “shkatërruesin” e “Djajve”, të Manchester United, Scott McTominay, i cili dërgoi në rrjetën e Sommer, një pasim të McGregor, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë, teksa vetëm 13 minuta më vonë, Xherdan Shaqiri realizon një “perlë” nga jashtë zone, duke barazuar shifrat përkohësisht e duke u bërë i vetmi lojtar, që ka shënuar në 6 turne madhorë futbollistikë radhazi.

Megjithatë, goli i shqiptarit ishte dhe i fundit për këtë sfidës, të paktën i rregullt. Për “Helvetët” shënuan sërish, “pistontët” e sulmit, Dan Ndoye e Breel Donald Embolo, mirëpo pas rishikimit të golave, me anë të sistemit VAR, rrjetat e regjistruara nga djemtë e teknikut Yakin rezultuan të pavlefshme, duke e lënë rezultatin e pandryshuar në 1 me 1.

Falë këtij rezultati, Zvicra mbetet në vendin e dytë, të Grupit A, me 4 pikë, 2 më pak se Gjermania e vendit të parë, me të cilën do të përballen në sfidën e fundit të kësaj faze, për të përcaktuar përfundimisht kryesuesin e këtij grupi, ndërsa Skocia, e cila tashmë ka 1 pikë ndodhet në vendin e tretë dhe në sfidën e fundit do të përballet me Hungarinë, e cila deri më tani ka grumbulluar vetëm 0 pikë, por të dyja skuadrat pritet të luftojnë fort, pasi në lojë janë edhe 4 “bileta” kualifikuese, për 4 vendet e treta më të mira. /i.m /abcnews.al