“Kroacia po nënvlerësohet”, Dalic paralajmëron “Legjionarët”: Do të bëjmë gjithçka në fushë, duam tre pikët

schedule13:01 - 19 Qershor, 2024

schedule 13:01 - 19 Qershor, 2024

Edhe moti duket sikur qan për këtë ekip. Kroacia, “hirushja e përrallave” e Kampionateve Botërore, mori një goditje të tmerrshme në ndeshjen e parë në Euro 2024, dhe duket se pesimizmi mbitëzorën për shanset e saj për të përsëritur mrekullitë.

Futbollistët ballkanas dhe trajneri i tyre, Zlatko Daliç, u vendosën në hotelin e caktuar për ta në Hamburg, të ndërgjegjshëm se janë përpara një momenti përcaktues. Pengesa e sotme e orës 15:00 quhet Shqipëri, dhe Dalic flet me guxim.

“E di se pas kësaj humbjeje, gjithçka duket pesimiste dhe negative, por do të bëjmë gjithçka që të jemi vetvetja, të bëjmë atë që duhet. Nuk do të jetë e lehtë, pasi Shqipëria është një skuadër shumë e mirë, siç e tregoi edhe ndaj Italisë. Synimi ynë është që të marrim tri pikët. Ne duhet të jemi të qetë dhe të bindur se vlejmë më shumë sesa na konsiderojnë”.

Trajneri i ekipit të tretë të botës e ka ekipin në dispozicion dhe të plotë, diçka mjaft e mirë, ndërsa bën një paralajmërim, që padyshim është edhe për Shqipërinë, ndonëse më shumë për mediat.

“Humbja me Spanjën nuk ishte aspak e bukur. Nuk u ndjemë aspak mirë. Nuk ishim në formën e duhur. Gjithsesi, në 6 vitet e fundit askush nuk ka besuar tek ne, por kemi fituar tri medalje. Kemi dalë të dytët në botë. Natyrisht, Kroacia meriton më shumë respekt. Vetëm Franca ka qenë më mirë se ne. Anglia ka fituar vetëm një medalje, por vlerësohet më shumë se ne. Gjithsesi, ne kemi besim te vetja dhe në Gjermani kemi 100 000 tifozë kroatë që na mbështesin”.

Daliç duket se ka përcaktuar formacionin ku titullar në sulm do të jetë pikërisht i kritikuari Bruno Petkovic, ndërsa në krahë Kramaric e Majer. Në të majtë të mbrojtjes luan legjenda Perisic, dhe  në mesfushë është treshja e fortë Modric-Brozovic-Kovacic. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!