Ish trajneri, Agustin Kola thotë se ekipi kombëtar shqiptar po përballet si e barabartë me skuadra më të forta.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kola u shpreh se ndeshja ndaj Kroacisë do të jetë e vështirë.
Kola deklaroi se edhe një barazim me kroatët do të ishte rezultat i kënaqshëm.
“Kam shumë emocione, është ndryshe të flasësh, ndryshe të luash në fushë. Ekipi ynë kombëtar e ka arritur qëllimin e vet. Një ekip shumë solid, ne duam të dalim edhe kampionë Europe, por kaq e kemi takatin. Në ndeshjen e parë, ekipi ka lujtur shumë mirë, por nuk patëm fat. Të flasim me këmbë në tokë. Edhe me një barazim jemi të lumtur. Po luajnë si të barabartë, është edhe fati që nuk e patëm herën e fundit. Por të flasim realitetin çfarë ndodh,. Ekipi ynë kombëtar e ka arritur qëllimin e vet kur erdhi këtu. Edhe me Kroacinë, nuk është e lehtë ndeshja. Unë jam i kënaqur edhe me një barazim. Dëshira ime është të fitojmë, por prit, po luajmë kundër ekipeve të mëdha. Shoh në përgjithësi, opinionistë, kemi një vit, Hysaj gabon, Broja nuk duhet, ne nuk kemi luksin, një gabim ka bërë Sylvinho, nuk duhet të hiqte Brojën, të fuste një sulmues tjetër”, theksoi ai./abcnews.al