Kukësi gjatë kësaj periudhe ka pasur një ngërç me pagat dhe për këtë u zhvillua edhe një mbledhje e presidentit Safet Gjici me stafin dhe futbollistët. Tre ditë më pas lojtarët kanë marrë një pagë, por “Panorama Sport” raporton se jo të gjithë është vepruar njëlloj.
Oumar Camara, mesfushori nga Guinea i cili u mor në huazim nga Besëlidhja në verë, nuk është paguar si të tjerët dhe për këtë është rebeluar, duke mos iu bashkuar më ekipit në stërvitje. Camara me skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro luajti vetëm 2 ndeshje si zëvendësues, pa lënë gjurmë. Kështu ai mund të konsiderohet largimi i parë nga Kukësi.
Në përgjithësi në kampin verilindor nuk është folur për çështje pagesash, por vjet dhe këtë sezon ka pasur vonesa. Sigurisht nuk ndodh vetëm te Kukësi, por ky nuk është një justifikim. Kjo problematikë nuk do të duhet të ndodhte në asnjë klub të Superiores. /abcnews.al


