Lushnje/ Pas vdekjes së bashkëshortit, 51-vjeçarja kallëzon mjeken për neglizhencë

schedule15:51 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:51 - 18 Qershor, 2024

Një 51-vjeçare ka kallëzuar në polici mjeken, pasi pretendon se për shkak të neglizhencës së saj gjatë trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj.

51-vjeçarja ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Lushnjes.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!