Aktorja franceze Anouk Aimée ka vdekur këtë të martë në Paris në moshën 93-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur një përfaqësues i agjencisë TimeArt dhe e ka konfirmuar vajza e saj Manuela Papatakis në Instagram.
Aktorja ishte e njohur për rolet e saj në filmin e Claude Lelouch “One Man and One Ëoman” dhe “La Dolce Vita” të Federico Fellini.
Ajo luajti në më shumë se 70 filma nga 1947 deri në 2019. Ajo e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 14 vjeçare.
Anouk fitoi Golden Globe dhe çmimin BAFTA për aktoren më të mirë. Gjithashtu u nominua për një Oscar për rolin e saj në filmin “Një burrë dhe një grua” (1966)./abcnews.al