Përshtatën lokalin për lojëra fati, procedohet pronari dhe punëtori në Lushnjë

schedule12:11 - 18 Qershor, 2024

schedule 12:11 - 18 Qershor, 2024

Dy persona po procedohen penalisht nga policia e Lushnjes. Mësohet se pronari dhe punëtori kanë përshtatur ambientet e lokalit për lojëra fati.

Sakaq, policia i ka sekuestruar edhe dy celularë.

Njoftimi i Policisë:

Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lojrave të palejuara.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pronari i lokalit dhe 1 shtetas që u kap në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati, me celular).

Sekuestrohen 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 60 vjeç, pronari i lokalit dhe 47 vjeç, i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokal, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al