“O me popullin, o me banditët që qeverisin”, Manjani: Koha e burrave dhe jo e qaramanëve

schedule09:58 - 12 Nëntor, 2019

schedule 09:58 - 12 Nëntor, 2019

“O me popullin, o me banditët që qeverisin”, kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një reagim në rrjetin social “Facebok”, Manjani shprehet se kjo që po i bëhet banorëve të Unazës së Re nuk mund të mirëkuptohet sidomos kur detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.

Statusi i plotë:

Nuk kam asnjë mundësi mirkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: “buka e kalamajve”. Nuk mbahen kalamajt e tu duke dhunuar kalamajt e tjetrit!

Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.

Kjo eshtë koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rrjeshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!/abacnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!