IKMT publikon pamjet: Çfarë po prishet tek “Astiri”

schedule09:35 - 12 Nëntor, 2019

schedule 09:35 - 12 Nëntor, 2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit.

Shembja e banesave është shoqëruar me pasur tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve që në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!