E rëndë në Kavajë/ Humb jetën punonjësi pasi bie në kontakt me rrymën elektrike

schedule13:02 - 17 Qershor, 2024

schedule 13:02 - 17 Qershor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se një 40-vjeçar, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke shtruar një linjë interneti.

Si pasojë, punëtori ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!