Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një argjendari në Kaliforni të SHBA-së. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit shihet se janë rreth 20 grabitës të cilët thyen vitrinën dhe u larguan me sendet e vjedhura.
Policia thotë se disa nga të dyshuarit u ndaluan pas një ndjekjeje me makinë, ndërsa vlera e bizhuterive të vjedhura nuk dihej dhe asnjë viktimë nuk u lëndua gjatë grabitjes.
Policia tha të enjten se po përpiqej të përcaktonte nëse rasti lidhet me një grabitje të mëparshme në maj, e cila përfshinte gjithashtu shumë të dyshuar.
/abcnews.al