Banorët e Astirit paralajmërojnë: Nëse e doni jetën mos guxoni të vini në Unaze të Re

schedule21:33 - 11 Nëntor, 2019

schedule 21:33 - 11 Nëntor, 2019

Prej më shumë se një viti banorët e Unazës së Re protestojnë duke kundërshtuar shembjen e ndërtesave të tyre, të cilat preken nga projekti.

Ndërkohë, teksa sot kërkuan zgjidhje të situatës përmes dialogut me qeverinë, banorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme, pasi IKMT do të nisë aksionin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ata bëjnë thirrje për ndihmë në mbështetje të protestës së tyre.

Përpos kësaj banorët u janë drejtuar edhe me një thirrje të fortë punonjësve të institucioneve.

Ju bëjmë thirrje punonjësve të çdo institucioni, nëse vërtet e doni jetën, prindërit, bashkëshorten/in, fëmijet mos guxoni të vini në Unaze të Re”.

Njoftimi i plotë:

Thirrje per ndihme.

U be nje vit qe ne banoret e Unazes se Re po perballemi me dhunen e bandes ne pushtet. Na kane stresuar, arrestuar, dhunuar, ofenduar, terrorizuar cdo moment, cdo dite, me qellimin e vetem per te na ndaluar, mposhtur, nenshtruar. Por, nuk ja dolen dhe kur ata nuk ja dolen pergjate nje viti, nuk do ja dalin as sot, as neser dhe asnje dite tjeter sepse ne Unaze te Re vendos sovrani, vendos Kushtetuta, vendos Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut.

Ju bejme thirrje punonjesve te cdo institucioni, nese vertete e doni jeten, prinderit, bashkeshorten/in, femijet mos guxoni te vini ne Unaze te Re. Ju nuk mundeni kurrsesi qe per nje rroge 30.000 (tridhjet mije) lekeshe te shkaterroni mijera familje ne Unaze te Re. Mjaft u perdoret nga pusht…tetaret, ju nuk jeni lodra. Bashkohuni me ne, bashkohuni me drejtesine, me dinjitetin, me sovranin.

Nje thirrje shkon edhe per mbeshtetesit tane, te cilet na motivojne cdo dite e me shume. Neser me shume se kurre kemi nevoje per ju, per ndihmen tuaj, per prezencen tuaj ne Unaze te Re. Do t’ju luteshim gjithesecilit prej jush qe te bashkoheni me ne. Ashtu sic na keni qendruar prane pergjate ketij viti ashtu duam t’ju kemi prane edhe neser, mos na lini vetem te perballemi me kete bande kriminale, pasi vetem te bashkuar me njeri tjetrin do mundemi te shfarrosim kete pushtet te inkriminuar nga koka tek kembet.

Bashkohuni me ne!