Xhongleri rekordmen/ Thyen rekordin e tij, vesh 26 bluza duke mbajtur topin me kokë

schedule12:13 - 15 Qershor, 2024

schedule 12:13 - 15 Qershor, 2024

Agim Agushi ka vendosur ketë të shtune një rekord te ri botëror, ai arrin të heq 26 bluze të veshura duke xhongluar një top me kokë.

Ngjarja është regjistruar në Pogradec, ku Agushi theu rekordin e mëparshëm të 25 bluzave të vendosur nga vete ai dhe një rekordmen polak.

“Sot në Pogradec u vendos rekordi i ri Guinness. Zhvesha 26 bluza njëra pas tjetrës duke xhongluar topin me koke. Rekordin e mëparshëm Guinness e mbanim unë dhe nje sportist nga Polonia në mënyre të pavarur nga njeri- tjetri, me 25 bluza te hequra.”, tha Agim Agushi.

Por emri i Agim Agushit nuk regjistrohet për herë të parë në librin e rekordeve Guinness. Ai vit pas viti tejkalon veten në ketë disiplinë. Përtej emocioneve të arritjes, rekordmeni nga Kosova ka rrëfyer dhe lidhje me qytetin e Pogradecit.

“Qellimi im ka qene qe ne certifikatën e Guinness te shkruhet emri i Pogradecit. Certifikatën qe do te vije nga Londra unë do ta sjell në bashkinë e Pogradecit.”

Pogradeci është qyteti i tretë shqiptar, pas Shkodrës dhe Durrësit ku unë kam vendosur rekordet Guinness. Synoj qe rekordet e tjera ti  vendos ne qytete te tjera të Shqipërisë dhe Kosovës ashtu si kam vendosur rekorde nëpër botë.”

Agim Agushi shprehu do te vijoje aktivitetin e tij rekord thyes, duke marre pjese ne kompeticione ne vijim dhe se dëshira e tij është të shënoj çdo qytet shqipfolës në librin e rekordeve.

/abcnews.al/