Pas takimit të G7, vjen Samiti i Paqes në Zvicër/ 100 liderë botërorë bashkë për Ukrainën, të pranishëm Begaj dhe Osmani

schedule09:54 - 15 Qershor, 2024

schedule 09:54 - 15 Qershor, 2024

Më shumë se 100 liderë do të jenë të pranishëm në konferencë dyditore të mbajtur në Zvicër, për Samitin e Paqes në Ukrainë.

Ky Samit pason takimit të liderëve të G7-ës të cilët u mblodhën në Itali dhe arritën një marrëveshje të re për një hua prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën , e garantuar përmes përdorimit të fitimeve të papritura nga interesi mbi asetet e bankës qendrore ruse të ngrira nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Konferenca dyditore e paqes, e cila do të zhvillohet në resortin luksoz Bürgenstock jashtë Lucernit, do të diskutojë planin e propozuar prej 10 pikash të Kievit për t’i dhënë fund luftës së bashku me tre tema të tjera: kërcënimin bërthamor, sigurinë ushqimore dhe nevojat humanitare në Ukrainë.

Kjo vjen pas deklaratës nga presidenti rus, Vladimir Putin, të premten i cili kërkoi që  Kievi të lëshojë më shumë tokë, të tërheqë trupat brenda vendit të vet dhe të heqë dorë nga oferta e tij në NATO dhe në këtë mënyrë Rusia t’i japë fund luftës së tij në Ukrainë, propozime këto që u refuzuan nga Ukraina, SHBA dhe NATO.

Moska e ka cilësuar këtë takim si të parëndësishëm, ndërsa Kina, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë , tha se nuk do të marrë pjesë sepse konferenca nuk i plotësonte kërkesat e saj, përfshirë pjesëmarrjen e Rusisë, shkruan The Guardian.

Gjithashtu në këtë takim mes përfaqësuesve botërore do të jenë edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe gjithashtu edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!