Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të udhëtojë këtë të shtunë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.
Samiti do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës. Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.
/abcnews.al/