Sezoni turistik/ Policia e Shtetit me plan masash: Kufizime lëvizjesh për mjetet e transportit të mallrave

schedule10:59 - 14 Qershor, 2024

schedule 10:59 - 14 Qershor, 2024

SHQIPËRI- Gjatë fundjavave, por dhe gjatë festave zyrtare është parashikuar kufizim lëvizjesh në disa akse rrugore të vendit.

Policia e Shtetit më një njoftim të shpërndarë për mediat, thotë se ky kufizim do të nisë nga 15 qershori, ndërsa nga ky plan masash do të preken disa akse rrugore nga jugu në veri.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit
Shkodër-Muriqan
Shkodër-Plazhi Zogaj
Shkodër-Plazhi Shirokë
Shkodër-Velipojë
Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin
Lezhë-Patok
Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

3-Tiranë-Durrës
Tiranë-Gjiri i Lalëzit

4-Elbasan-Pogradec
Elbasan-Rrogozhinë

5-Durrës-Currila
Durrës-Gjiri i Lalëzit
Durrës-Kavajë
Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit
Kavajë-Spille
Kavajë-Lushnjë

7-Fier-Lushnjë
Fier-Seman
Fier-Plazhet e Poros

8-Vlorë-Zvërnec
Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë
Sarandë-Qafë Botë
Sarandë-Butrint

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë
Pogradec-Tushemisht

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.
Bajram Curri-Valbonë.

Për shkak të rritjes së numri të turistëve, autoritetet apelojnë për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas./ abcnews.al