“Mallkimi” i “Verdhekuqve”, Zaniolo “ters” edhe në Angli

schedule19:56 - 12 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 12 Qershor, 2024

Skuadra e Aston Villa pësoi një disfatë tronditëse mesditën e kësaj të diele, që sapo lamë pas, teksa u mund në “Villa Park”, me rezultatin turpërues, 0 me 4, nga skuadra e Tottenham, duke rihapur kështu garën për vendin e katërt, pasi diferenca midis dy skuadrave është vetëm dy pikë e për më tepër djemtë e Postecoglou kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Menjëherë pas sfidës, të parët që kanë shpërthyer në kritika ndaj ekipit ishin tifozët e Aston Villa, të cilë shumë të irrituar kanë akuzuar të parin “fantazistin” italian, Nicolo Zaniolo, me këtë të fundit, që nuk po shkëlqen aspak në “aventurën” e tij angleze, pavarësisht se u transferua me shumë bujë, nga “Luanët” turq të Galatasaray.

Ish-“ylli” i Roma ka luajtur deri më tani 31 ndeshje, jo me minutazh të plotë, teksa ka regjistruar 1058 minuta në total, ku ka shënuar 2 gola, një formë që nuk është mirëpritur nga tifozët, me këta të fundit, që e kanë cilësuar “fantazistin” si nënshkrimin më të keq të klubit në histori, madje ka pasur edhe nga ata të cilët kanë deklaruar se Zaniolo nuk është i denjë për Premier League. /i.m /abcnews.al