Shkollat e reja në Tiranë do të ndërtohen me koncesion. Bashkia e kryeqytetit ka shpallur fituesin e katër prej tyre. Bëhet fjalë për një bashkim operatorësh ekonomikë, mes të cilëve dhe kompania e shumëpërfolur “Fusha”.
Rreth një miliardë e shtatëqind e tridhjetë e tetë milion lekë pa TVSH do të kushtojnë katër shkollat e reja që do t’i shtohen Tiranës.
Ato do të ndërtohen nga bashkimi i operatorëve ekonomikë;
“Alba Konstruksion”, “Fusha”, “Ed Konstruksion”, “A&E Engineering”, “Son Engineering and Construction” dhe “Erzeni” .
Bashkia e Tiranës njofton se ka pranuar ofertën për procedurën e Partneritetit Publik-Privat bërë nga këto operatorë.
Kontrata koncesionare ka për objekt, projektimin, financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaundimin e katër objekteve arsimore në zonën Tirana 4.
Afati i negocimit të saj sipas bashkisë së kryeqytetit është dy muaj.
Kjo kontratë duhet ekzekutuar brenda 7 vitesh e 18 muajsh, ndërkohë që shkollat do të ndërtohen në njësinë administrative numër dy, numër tetë dhe në Dajt. /abcnews.al