Breshëri raketash nga Libani drejt Izraelit verior, Hezbollah merr përgjegjësinë

schedule10:27 - 12 Qershor, 2024

schedule 10:27 - 12 Qershor, 2024

Grupi Hezbollah me bazë në Liban ka marrë përgjegjësinë për breshëritë masive të raketave të lëshuara në veri të Izraelit këtë mëngjes.

Grupi tha se kishte në shënjestër disa vende ushtarake izraelite, duke përfshirë bazën e kontrollit të trafikut ajror Meron, kampin Amiad dhe një fabrikë automjetesh të blinduara.

Hezbollah tha se sulmet janë në hakmarrje për vdekjen e komandantit të lartë Taleb Abdullah në një sulm të supozuar ajror izraelit mbrëmë. Sulmi në Jouaiyya të Libanit vrau Abdullahun dhe tre anëtarë të tjerë të Hezbollahut.

Abdullah konsiderohet të jetë një nga oficerët më të lartë të Hezbollahut që nga fillimi i luftës me 7 tetor.

IDF thotë se më shumë se 160 raketa janë lëshuar tashmë këtë mëngjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!