Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon me dronë rajonin e Kievit, vdes një person

schedule09:55 - 12 Qershor, 2024

schedule 09:55 - 12 Qershor, 2024

Forcat ruse e kanë sulmuar rajonin e Kievit në Ukrainë me raketa dhe me dronë gjatë natës, duke e plagosur një person dhe duke dëmtuar disa ndërtesa, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën.

“Si pasojë e rënies së mbetjeve u plagos një person, të cilit iu dha ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes”, tha shefi i administratës ushtarake rajonale, Ruslan Kravchenko.

Një shtëpi banimi, një garazh dhe një pikë karburanti u dëmtuan, ndërsa një objekt industrial u përfshi nga zjarri, shtoi ai.

Ky sulm ndodhi një ditë pasi dy zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara do t’ia dërgojnë Ukrainës edhe një sistem tjetër kundërajror të llojit Patriot.

Uashingtoni i është përgjigjur lutjeve dëshpëruese të Kievit për ta ndihmuar me më shumë mbrojtje ajrore, për t’iu bërë ballë sulmeve ajrore ruse.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!