Është një mungesë që pritet t’i kushtojë shumë “tulipanëve”. Pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian të futbollit, “ylli” i mesfushës, Frenkie De Jong e ka humbur “garën me kohën”, duke mos arritur dot të rikuperohet në kohë pas dëmtimit në kavilje që pësoi gjatë sezonit me “Katalanasit” e Barcelona, duke humbur kështu fazën finale të Evropianit.
Mirëpo, De Jong nuk do të jetë e vetmja mungesë e vyer për teknikun Ronald Koeman, me Federatën Holandeze të Futbollit, që mesditën e kësaj të marte ka njoftuar tifozët e saj, me anë të një postimi në profilet e tyre zyrtare, “fantazisti” i Atalanta, Teun Koopmeiners ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes dhe do të mungojë në turneun e Gjermanisë.
“Teun Kupmainers do të mungojë në EURO 2024. Mesfushori nuk do të mund të marrë pjesë pasi u dëmtua dje gjatë stërvitjes për ndeshjen kundër Islandës. Mendojmë për ty Teun”,- thuhet në njoftimin e publikuar nga Federata. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i Fedaratë Holandeze të Futbollit:
Teun Koopmeiners misses EURO 2024. ?
The midfielder won’t be able to participate after he injured himself during the warm-up of the match against Iceland yesterday.
We’re thinking of you, Teun. ?#NothingLikeOranje pic.twitter.com/AhhvDe1Bgf— OnsOranje (@OnsOranje) June 11, 2024