Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë në Konferencën Evropiane të Interpol, ku theksoi se do t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.
Ai vlerësoi punën e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku tha se rreth 70 përqind e shqiptare e vlerësojnë si ‘pozitive’ ose ‘shumë pozitive’ punën e Policisë së Shtetit
“Po intoksikojmë këtë proces të rëndësishëm që na çon në të gjitha foletë ku fshihen personat në kërkim. Duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë! Nuk kem i një marrëveshje me Mbretërinë e Marokut, port nuk na ka penguar për ekstradimin e një personi. Po punojmë intesivisht me Interpolin. Jam i sigurt që do të kemi shumë shpejt… e theksoj që ky sukses lidhet me mbështetjen e pakufijshme që na ka dhënë Interpoli. Kjo konferencë është kurorëzim i këtij procesi të Policisë shqiptare që renditet pothuajse në krye për sa i përket besueshmërisë së qytetarëve shqiptarë. Besimi i publikut te policia është barometër i suksesit. 70 përqind e shqiptarëve vlerësojnë pozitive ose shumë pozitive punën e Policisë së Shtetit. Kjo është meritë e punonjësve bazë të policisë, që unë ndihem borxhli.”, tha Balla.
/abcnews.al