Balla: Meta synon dërgimin e bashkëjetueses së ish-deputetit demokrat në Kushtetuese

schedule12:06 - 11 Nëntor, 2019

schedule 12:06 - 11 Nëntor, 2019

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur presidentit të Republikës në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Ballës Presidenti nuk ka hall, as kushtetues dhe as kriteresh, por do të çojë në kushtetuese një person që ai ka besim dhe njohje.

“Presidenti të heqë maskën dhe të flasë troç, nuk ka hallin e afateve as të Kushtetutës, ai ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta, se është renditur një person që ai ka besim, ka njohje. Ai do të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibealjt. Presidenti nuk ka hall, as kushtetues as kriteresh, troç. Presidenti nëse do të lexojë kushtetutën nuk ka të drejtë të bëjë të tretin”.

Balla tha se Kuvendi do të votojë sot dy anëtarët e rinj të Kushtetueses, ndërsa theksoi se presidenti ka kaluar afatet.

“Institucioni bazë nuk është as Presidenti as Gjykata e Lartë, as Kuvendi por KED, ku aplikojnë 700 veta dhe sjell 3 veta, presidenti dhe kuvendi ka afat. “Ka dalë sot nga kafja me njërin që e pi përditë dhe thotë Kuvendi është me vonesë, po si mor lum miku, ne na ka ikur afati që jemi brenda afatit, ndërkohe që ty që të ka ikur afati ti qenke në rregull. Më 3 nëntor i ka mbarur afati Presidentit, shpikje e re kjo që presidenti paska të drejtë të pezullojë afatin, me këtë precedent ai thotë pezulloj afatin 5 vjecar të presidentit dhe e bëj 50 vjet, deri kur të më teket mua”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!