Në 2021, 4.9 milionë qytetarë të BE-së ishin të punësuar në sektorin e financave dhe sigurimeve

schedule15:36 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 10 Qershor, 2024

Në vitin 2021, 4.9 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian ishin të punësuar në sektorin e financave dhe sigurimeve, që përfaqëson 3.1 për qind të të gjithë të punësuarve në BE, njoftoi këtë të hënë Eurostat.

Siç thuhet, në atë vit në këtë sektor operonin 759,159 kompani, ose 2.5 për qind e të gjitha kompanive aktive në Bashkimin Evropian. Qarkullimi i kompanive të përmendura ishte 2.3 miliardë euro, ndërsa vlera shtesë e tyre ishte 1 miliard euro.

Vendet me peshën më të madhe të të punësuarve në sektorin e financave dhe të sigurimeve në vitin 2021 ishin Luksemburgu 12,1 për qind, Qipro 5,7 për qind dhe Irlanda 5,6 për qind, ndërsa në anën tjetër të shkallës është Republika Çeke 2,2 për qind, Rumania 2,1 për qind dhe Lituania 1.8 për qind.

Sa i përket statistikave që lidhen me vlerën e shtuar, përqindja më e lartë e pjesëmarrjes së shërbimeve financiare dhe të sigurimit në ekonominë totale të biznesit të vendit është shënuar në Luksemburg 34 për qind, Holandë 31,5 për qind dhe Suedi 18,9 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!