Përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Presidenti Begaj: Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve

schedule11:31 - 10 Qershor, 2024

schedule 11:31 - 10 Qershor, 2024

10 qershori sjell në vëmendje organizimin politik të parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, Lidhjen e Prizrenit.

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka përkujtuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Më tej si shprehet se duhen nderuar përjetë patriotët dhe luftëtarët e Lidhjes  historike të Prizrenit.

“Lidhja e Prizrenit shënjon një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.

Ajo që ndodhi më 10 qershor 1878, ku patriotë nga çdo krahinë e vilajeteve shqiptare deklaruan në një zë se çdo pëllëmbë tokë nga dheu shqiptar do të mbrohet me gjak, ishte një akt sublim që dëshmon fuqinë e një kombi, shpirtin e një populli për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe identitetin kombëtar.

Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë, ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë.

Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve të Lidhjes  historike të Prizrenit!”, shprehet Begaj.

/abcnews.al