Policia italiane ka dëbuar tre shqiptarë nga Italia. Mediat italiane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Haxhi Xhixhanin 32 vjeç, i cili u arrestua për shkelje të ligjit të emigracionit dhe dy bashkatdhetarët e tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, por janë të moshës 34 dhe 35 vjeç. Këta janë të arrestuar dhe të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Ata u shoqëruan njëri në aeroportin e Bolonjës dhe u nis për në Tiranë, kurse tjetri u nis nga Venecia për në Shqipëri.
Policia italiane dëboi gjithashtu edhe një tunizian dhe një nigerian. /abcnews.al