Biznesi i vogël, motor punësimi. INSTAT: Gjatë 2023 hapen rreth 5 mijë subjekte të vogla të reja

schedule13:56 - 8 Qershor, 2024

schedule 13:56 - 8 Qershor, 2024

Bizneset e vogla dhe mesme janë transformuar në motorët kryesorë të punësimit në vend. Sipas të dhënave të Instat në regjistrin e bizneseve gjatë vitit të kaluar konstatohet se  numri i biznesve të vogla ka pasur një rritje të konsiderueshme me gati 5 mijë më tepër. Në këtë mënyrë në vend rezultojnë se 85,9% e ndërmarrjeve janë subjekte të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,6% të punësuarve në total duke pësuar një rritje të peshës së krijimit të vendeve të punës krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë që kontributi i biznesit të madh në punësim gjatë vitit të kaluar  ka pësuar një ulje me 0.6% në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave të Instat gjatë viti 2023 pati një rritje me 4.1% të sipërmarrjeve të reja, numri i të cilave tejkaloi 130 mijë. Numri më i madh i ndërmarrjeve është regjistruar  në qarkun e Tiranës, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit. Fokusi i këtyre subjekteve ka qenë sidomos në sektorin e shërbimeve ku rezultojnë se kanë operuar 2300 biznese më shumë. Kjo lidhet direkt me zhvillimin e turizmit në vend. Në total rezulton se  86,2% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve nga ana tjetër ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% të totalit me xhiron vjetore më të madhe në ekonomi në nivelin e 40,8%./abcnews.al