Me thirrjet “Shtëpia jonë, prona jonë”, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata janë njoftuar që sot duhet të lirojnë banesat pasi IKMT sot do të ndërhyjë për të shembur banesat që preken nga projekti i Unazë së Madhe. në një lidhje të drejpërdrejtë në ABC neës ata thonë se kërkojnë zgjidhje dhe dialog me qeverinë.
“Ne duam zgjidhje, ne duam dialog. Nuk mund të shkelësh ti të drejtat e njeriut, ne jemi krenarë që qëndrojmë para këtyre banditëve dhe kriminelëve. Ne duam të na lënë të qetë në shtëpitë tona ne kërkojmë zgjidhje edhe dialog. Ka me dhjetra e qindra zgjidhje. Asnjë familje mafioze nuk është arrestuar. Ne po qëndrojmë në shtëpitë tona”- shprehet një nga banorët.
Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak
“Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona ne do t’i mbrojmë me gjakun tonë nuk mund t’i lë mbesat e mia në rrugë unë se u do qejfi këtyre. Këtu jam martuar i kam paguar taksa shtetit.
I bëj thirrje çdo institucioni të mbrojë banorët e unazës së re. Ne do të luftojmë për shtëpitë tona kushdo që do vërë dorë do marrë atë që meriton”- shprehet një banore.
Deri më tani nuk ka ansjë fadromë të IKMT dhe asnjë polic i pranishëm. Banorët kërkojnë që ky projekt korruptiv të ketë dakordësinë e tyre në lidhje me zhvendosjen. /abcnews.al