Formula 1/ “Ëndërroj titullin kampion”, Leclerc i karikuar pas fitores në “shtëpi”: Dua të fitoj çdo garë

schedule17:16 - 7 Qershor, 2024

schedule 17:16 - 7 Qershor, 2024

Pas triumfit në Çmimin e Madh të Monakos, duket se piloti i Ferrari, Charles Leclerc është edhe më shumë i etur, për fitore të tjera, teksa suksesin e radhës e kërkon në Çmimin e Madh të Kanadasë, gara kjo e nëntë e këtij sezoni, që do të zhvillohet mbrëmjen e 9 qershorit, në pistën e “Gilles Villenueve”.

Vetëm dy ditë para garës, piloti nga Principata ka folur për mediat mbi synimet dhe objektivat e tij, teksa ka theksuar se ëndërron, që një ditë të fitojë titullin kampion, të garës më prestigjioze për makina, Formula 1 e më tej shtoi se gjithmonë kërkon të përmirësohet garë pas gare.

“Këto të fundit kanë qenë ditë të bukura, për mua fitorja në Monaco do të thotë shumë, por, tani këtë moment të bukur duhet ta hedhim pas krahëve dhe të mendojmë për garën e radhës. Për të fituar kampionatin na duhen të tjera fundjava si ajo e Monakos, pasi në fund ajo mbetet vetëm një garë e kalendarit.

Unë dua të shpallem Kampion i Botës, ndaj më duhet të përqëndrohem edhe në garat e ardhshme. Në Kanada dua të përsëris suksesin që arrita në Monako. Pavarësisht se diferencat me kryesuesin në këtë moment janë shkurtuar (31 pikë larg Verstappen), unë sërish nuk mendoj në këtë moment për kampionatin.

Redbull është gjithmonë favoriti, mirëpo në pistat që jemi të favorizuar duhet të marrim gjithnjë maksimumin dhe shpresojmë t’u qëndrojmë afër. Tani dua të fitoj çdo garë dhe të përmirësohem”,- u shpreh piloti i “kokëkuqes”. /i.m /abcnews.al