Nga janari në maj, qarkullimi tregtar i Rusisë dhe Kinës u rrit me 2.9 për qind nga viti në vit, në 96.5 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara këtë të premte nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës.
Në periudhën e përmendur, Kina eksportoi mallra dhe shërbime në Rusi për 41.8 miliardë dollarë, ndërsa dërgesat ruse në Kinë arritën në 54.7 miliardë dollarë. Eksportet kineze drejt Rusisë ranë me 1.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e eksporteve ruse në Kinë u rrit me 6.9 për qind.
Në muajin maj, xhiroja tregtare mes dy vendeve ishte 19.8 miliardë dollarë, pothuajse e njëjtë me vitin e kaluar. Vlera e eksporteve kineze në Rusi në maj arriti në 9.1 miliardë dollarë, dhe dërgesat ruse në Kinë arritën në 10.7 miliardë dollarë.
Rusia eksporton në Kinë kryesisht produkte energjetike si naftë, gaz natyror dhe qymyr, por edhe bakër dhe dru, ndërsa nga Kina importon kryesisht makina, telefona celularë, pajisje industriale dhe të specializuara, lodra dhe kompjuterë.
Qarkullimi tregtar midis Rusisë dhe Kinës u rrit me 29.3 për qind në vitin 2022, në 190 miliardë dollarë dhe në vitin 2023 me 26.3 për qind të tjera, në 240.11 miliardë dollarë./abcnews.al