Pas disa orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit. Trupi është gjetur në përroin e Gjipesë në zonën mes Dhërmiut dhe Vunoit.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se aty kanë qenë kërkimet e përqëndruara të policisë, duke parë edhe lëvizjet e autorit të ngjarjes.
“Burime nga policia konfirmojnë gjetjen e trupit të Eraldo Nevruzit. Kontrollet e policisë janë intesifikuar gjatë mëngjesit të sotëm. Kanë qenë 9 grupe në terren. Duke parë lëvizjet e autorit, në një distancë që mund ta kryente për 20 minuta, ai e ka bërë për më shumë se 1 orë, aty janë përqëndruar kërkimet, në zonën e Vunoit. Aty ka hedhur trupin dhe më pas është larguar në drejtim të Korfuzit. Në vijim do të kemi informacione më të detajuara. Trupi është gjetur pranë Vunoit. Gerald Shehu vijon të jetë në Greqi, është kërkuar përshpejtim i procedurave për ekstradim. Fisheku është gjetur në një nga dhomat e hotelit. Nuk kanë vënë re konflikte mes dy personave para ngjarjes. Nuk janë vërejtur konflikte të mundshme midis dy personave. Ai është gjetur në përroin e Gjipesë. Do të ketë detaje të reja nga policia”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Elton Nika.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale”, informon policia.
31-vjeçari Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit./abcnews.al