Shtatë turistë, të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në Përmet, janë shpëtuar nga policia.
Ata ishin duke eksploruar në këmbë zonën kur kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet e shiut.
Policia, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë kontrolluar zonën dhe kanë lokalizuar turistët në kanion. Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë falënderuar policinë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar./abcnews.al