Roma dëshiron të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm, sidomos krahët.
Kohët e fundit, përflitet për një interesim të lartë të klubit kryeqytetas mbi Federico Chiesa. Por jo vetëm sulmuesin e Juventus, pasi tashmë De Rossi ka lakuar edhe një emër tjetër.
Siç raportohet nga mediat italiane, trajneri i klubit kryeqytetas ka shfaqur interes edhe për Mateo Politano, sulmuesi italian i cili janarin e kaluar nënshkroi një kontratë të re me Napolin deri më 30 qershor 2027./h.ll/abcnews.al