Është mbyllur kryendeshja e javës së 12-të në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit. Kampionët në fuqi të Italisë kanë triumfuar me rezultatin minimal, 1-0, falë atij goli në pjesën e dytë nga Paolo Dybala.
Milani kishte një mori me raste në këtë takim, por portieri Szczesny bëri shumë pritje të shkëlqyera. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, çka bëri që Sarri të ndërhyjë në formacion.
Ronaldo i bëri vënd Paolo Dybalas në minutën e 55-të, zëvendësim që nuk u prit aspak mirë nga ylli portugez. Megjithatë, ky vendim i dha të drejtë Sarrit, pasi Dybala në të 77-ën, do t’i jepte fitoren Juventusit!/abcnews.al
Serie A, java 12
Juventus – Milan 1-0
Dybala 77′