Katër oficerë policie u arrestuan në Filipine me akuzën e rrëmbimit të katër turistëve dhe kërkimit të një shpërblimi për ta, njoftuan këtë të mërkurë zyrtarët lokalë.
Në deklaratë thuhet se dy policë me motoçikleta ndaluan një makinë luksoze që mbante tre kinezë dhe një malajzian gjatë fundjavës, dhe më pas ndihmësit e tyre civilë të armatosur i lidhën dhe i tërhoqën zvarrë katër turistët në furgon.
Dy kinezët arritën të arratiseshin dhe njoftuan autoritetet.
Turistët e rrëmbyer u rrahën, por ata u liruan gjatë natës pasi morën një shpërblim prej 2.5 milionë pesos (rreth 39,000 euro), tha ministri i Brendshëm Benhur Abalos.
Informacioni i dhënë nga turistët e liruar dhe imazhet nga kamerat e sigurisë çuan në arrestimin e katër policëve, duke përfshirë një major, shtoi ai.
Policia ka njoftuar se është në kërkim të së paku edhe 10 të dyshuarve të cilët nuk kanë qenë policë, por kanë qenë të përfshirë në rrëmbim dhe se ndaj të dyshuarve ka ngritur kallëzim penal për rrëmbim, vjedhje veturash dhe grabitje me armë./abcnews.al