Si do procedohet nëse refugjatët do kërkojnë azil në Shqipëri? Rama: Mos u shqetësoni, asgjë nuk do ndodhë!

schedule14:17 - 5 Qershor, 2024

schedule 14:17 - 5 Qershor, 2024

Në konferencën e përbashkët me kryeministren Meloni, Rama theksoi edhe një herë se marrëveshja nuk ka ndeshur në refuzim të BE apo të ndonjë vendi anëtar të saj.

Duke marrë shembullin e afganëve, Rama iu përgjigj interesit të mediat, lidhur me atë se cka do të ndodhë në rast se ndonjërit prej tyre do i refuzohet azili në Itali dhe do e kërkojnë atë në Shqipëri.

“Kjo është një marrëveshje, që jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim të BE, ose të ndonjë vendi të BE, po përkundrazzi është konsideruar si një përpjekje për tu ndjekur në vijim dhe si një process për tu vlerësuar hap pas hapi. E tha Meloni, kancelari gjerman, që është lideri i partisë social demokrate gjermane, i të mjatës europiane është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të vecantë. E dyta, ne nuk jemi vend I BE, por jemi vend europian. BE është realiteti I parë gjeopolitik në historinë e hartave që ka dy kufi një të jashtëm dhe një të brendshëm dhe në mes është një zonë që quhet Ballkani. Për të hyrë e për të dalë nga Shqipëria do kalosh nga BE, se nuk ke tjetër.po sillemi si gjithë vendet e BE, është një i ardhur në BE jo në Itali dhe rishpërndarja do të thotë që të gjitha vendet marrin barrën për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo nuk ka funksionuar. Kjo qëndra bën zhurmë vetëm për faktin që nuk jemi në BE, si këtu mund ta gjesh në cdo vend të BE, kursë këtu konsiderohet Guantano. Po pse?

E fundit, e thash me afganët, i morë menjëherë, kur vendet e NATO i refuzuan. Britania tha do marr 15 mijë në 15 vitet e ardhshme. Dhe kur i morëm ishim të vetëdijshëm se jo të gjithë do e kalonin aplikimin dhe do konsideroheshin të pranueshëm, pra morëm një risk që mund të na I linin të gjithë këtu, nuk do ishte cudi që shtetet e bashkuara ti harronin premtimet, gjëra që kanë ndodhur nuk është kritikë por konstatim. Kemi 350 që nuk pranohen atje janë këtu, keni dëgjuar të vëmë kujën apo ti themi hajde merrini? Jo i mbajmë dhe i paguajmë hotel, sic na kanë mbajtur kur ishim ne ‘afganët’ që përplaseshim në dyert e Italisë. Nuk ka asnjë shqetësim në këndvështrimin tim.

Janë 3 mijë vende fikse është e mbyllur me 3 mijë që mund të akomodohen në Gjadër dhe do trajtohen sipas ligjeve të Italisë demokratike, dhe pastaj ata që do konsiderohen nga Italia si të pranueshëm do shkojnë në Itali dhe ato vende do rimbushen, pra edhe sikur të themi Italia e mbyll me kaq ne nuk mund të bëjmë asnjë zhurmë dhe asnjë naze për 3 mijë njerëz, njerëz në hall që ikin nga varfëria dhe trafikantëve. Gjyshërit tanë mbrojtën hebrenjtë duke rrezikuar jetën e tyre, këtu askush nuk po rrezikon, përkundrazi, ndaj mos u shqetësoni, nuk do ndodhë asgjë sic nuk ndodhi kur erdhën afganët dhe të gjithë thonin do i ndodhi gjëma, e patë shumë mirë që populli shqiptar i mirëpriti.. Ata që i thonë vetes opozitë janë në punën e tyre.” përfundoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!