Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Policia njofton se kanë ndaluar një 34 vjeçar për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Një 36 vjecar është arrestuar për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 58-vjeçare.
Në pranga ka rënë edhe një 39 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij./abcnews.al