VIDEO | “Poker” për fitoren e katërt radhazi të Lazios, Berisha frenon Udinesen

schedule17:08 - 10 Nëntor, 2019

schedule 17:08 - 10 Nëntor, 2019

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në Europa League për Lazion, ndryshon situata në kampionat. Bardhekaltrit arritën fitoren e katërt rresht në kampionat përballë Lecces. 4-2 përfundoi dueli i zhvilluar në “Olimpico”, çka bën që ekipi i Inzaghit të najë vendin e tretë me Cagliarin.

Correa shënoi një dygolësh, ndërsa Milinkovic-Savic dhe Immobile plotësuan “pokerin” e Lazios. Golat u harxhuan në kryeqytet dhe dy ndeshjet e tjera u mbyllën ashtu siç nisën.

Atalanta (Gjimshiti u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes) nuk ia doli të fitonte ndaj Sampdorias në transfertë, ndërsa pritjet e Etrit Berishës i dhuruan një pikë Spalit në transfertën kundër Udineses. /abcnews.al

Lazio – Lecce 4-2
(Correa 30′, 80′, Milinjkovic-Savic 62′, Immobile (pen) 77′ / Lapadula 40′, La Mantia 85′)
Sampdoria – Atalanta 0-0
Udinese – Spal 0-0