Një tjetër lagje në kryeqytet i është nënshtruar rehabilitimit. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në Njësinë 4, duke përfunduar me sukses sistemimin e sheshit të pallateve te rruga “Pjetër Dungu”.
Banorët e kësaj zone jo vetëm që nuk do të vuajnë më nga balta në dimër dhe pluhuri në verë, por kanë tashmë dhe hapësira çlodhëse dhe parkim për automjetet e tyre.
Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar banoret e kryeqytetit se ky mandat do të shënojë investime në çdo rrugicë.
/abcnews.al