Ikën Ceno Klosi/ Largohet nga tatimet, pritet të shkojë në ministri

schedule15:28 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:28 - 4 Qershor, 2024

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi jep dorëheqjen. Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme.

Kreu i tatimeve ka konfirmuar për ABC News se ka dhënë dorëheqjen nga ky post për të marrë emërimin si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ceno Klosi ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me vendim të Këshillit të Ministrave. Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve.
Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!