Pesë vite të mbushura me pasion dhe arritje historike, Andi Verçani njofton largimin nga FSHF

schedule15:31 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:31 - 4 Qershor, 2024

Ish-shefi i departamentit te komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani ka njoftuar këtë të martë largimin nga FSHF-ja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Verçani thekson se largohet pas pesë viteve të mbushura me pasion dhe arritje historike për futbollin shqiptar.

“Hyra si djalë i ri plot pasion për futbollin dhe largohem si një burrë i përmbushur nga eksperiencat e jashtëzakonshme që përjetova në 5 vite e gjysmë në drejtimin e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit.

Këto 5 vite ishin të mbushura me arritje historike për futbollin shqiptar dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë një kontribut timin në këto gur-themeli që janë vendosur.

Duhet të falenderoj shumë përzemërisht të gjithë kolegët me të cilët kam ndarë emocione, sakrifica dhe shumë gëzime e suksese. Një falenderim i veçantë shkon për mjeshtrin Edi Reja, Sylvio Mendes Campos Junior, Dorival Junior, Pablo Zabaleta dhe Armand Dukën.

Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur se kam shumë momente magjike për të kujtuar”-shkruan Verçani./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!