Kineasti dhe pedagogu, Ilir Butka është shprehur optimist për brezat e rinj në kinematografi. Ai tha në emisionin “Pas Mesnate” se ka studentë shumë të mirë dhe me ambicie.
Mirëpo, theksoi se kinemaja shqiptare vuan nga buxhetet, duhet të ketë më shumë mbështetje. Butka ka theksuar se kapacitetet tona janë për të realizuar tre filma dhe duhet mbështetja e institucioneve.
“Jam shumë optimist, sigurisht që në një klasë nuk mund të pretendojmë që të jenë të gjithë studentët ekselentë. Sikur në një klasë me 10 studentë të ketë tre studentë shumë të mirë, është fitore e madhe. Ne i kemi këta tre. Ka vend për optimizëm, do i lutesha institucionet të rrisin buxhetet, të tregoheshin të vemendshëm.
Po të rrisin buxhetin për kinematografinë, po të shkojë buxheti 3 milionë euro, ne jemi në tavanin tonë krijues, nuk prodhojmë dot më shumë se kaq. Po të bëjmë ne 7-8 filma të gjatë në vit dhe po kaq filma të shkurtër dhe po kaq animacion, do të ishte një mesatare prodhimi. Ajo që ne realizuam në kohën e Kinostudios, rreth 30 filma në vit, do të ishte dhe sot ideale. Kjo është maksimumi, ne nuk bëjmë dot më shumë.
Luftërat nuk janë më me armë, por lufta më e madhe është kulturale, përplasja e kulturave me njëra-tjetrën”, deklaroi artisti./abcnews.al