ABC News ka siguruar dosjen nga përgjimet ku efektivë të policisë në Rinas, lejonin kalimin e qytetarëve të cilët kishin probleme, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Enea Sulejmanaj, tanimë i arrestuar. Sulejmanaj ishte poseduesi i një agjensie turistike “Bus Albania”, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me me Tereziun, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lehohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së.
Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të mituri, i cili nuk kishte mbushur 18 vjeç dhe u lejua kalimi i tij pa prokurën e prindërve.
Pjesë nga përgjimet
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 05.06.2023, nga ora 02:45 PM – 03:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe
Briken: Si je mire
Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr
Briken: Ca ka
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid Dyrka). Si ka mush 18 akoma
Briken: Te them per pak
Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla
Në orën 03:29PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klensid Dyrka është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi Klensid Dyrka dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtoj pa prokurën e prindërve./abcnews.al